Paolo Maldini, drejtori sportiv i AC Milan, është gati për të filluar një revolucion në mesfushën e Rossonerëve.
Franck Kessie tashmë raportohet se ka arritur marrëveshje me skuadrën e Barcelonës dhe se do të largohet në fund të sezonit ndërkohë që Maldini ka gati menjëherë emrin e ri për mesfushën.
Bëhet fjalë për Mohammed Kudus i cili është pjesë e skuadrës së Ajax por që nuk po arrin të gjejë minutat e nevojshme tek gjiganti holandez.
Ganezi mund të luajë në të gjitha rolet në mesfushë dhe karakterizohet me teknik të mirë dhe formë fizike të lartë.
Ai ka një kontratë me Ajax deri në vitin 2025 dhe një çmim prej 15 milionë eurosh, mirëpo mungesa e minutave të rregullt mund të ulë çmimin e tij deri në 10 milionë euro.