Barca i thotë PO ofertës: Shkëmbim mes Juventusit dhe katalanasve!

Barcelona është shumë pranë për të përmbyllur një tjetër marrëveshje me skuadrën e Juventusit.

Barcelona i ka ‘përveshur mëngët’ dhe qysh prej tani është duke punuar për sezonin e ardhshëm. Pas arritjes së marrëveshjes me Franck Kessie nga Milan, tash një tjetër transferim po synohet e kësaj rradhe nga Juventus.

Bëhet fjalë për Luca Pellegrinin, futbollist i cili pëlqehet nga Xavi Hernandez dhe i cili mund të zërë vendin e Jordi Albas prej sezonit të ardhshëm.

Agjenti i tij është Mino Raiola i cili tashmë ka filluar punën dhe është pro transferimit të tij në Camp Nou.

Katalanasit kanë në plan një shkëmbim për Pellegrinin ku në drejtim të Juventusit mund të përfundojë Oscar Mingueza, një mbrojtës i krahut të djathtë.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim nga Juventusi nëse ka apo ajo interesim për shërbimet e Minguezas mirëpo kjo gjë nuk po e ndalon Raiolan që të vazhdojë punën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here