Tekniku i Interit, Simone Inzaghi duket se çdo ditë e më shumë është duke humbur kontrollin e skuadrës.
Situata nuk duket aspak premtuese për të pasi kanë filluar zërat që përmendin shkarkimin e tij dhe emri që do zërë vendin e tij tashmë duket se është gati.
Me vetëm 7 pikë në 7 ndeshjet e fundit në Serie A, Inter ka filluar të humbë kontaktin me kreun e tabelës gjë që ka krijuar shqetësim tek drejtuesit e skuadrës.
Hipoteza e parë që është përmendur është emri i Thiago Mottas i cili aktualisht është duke udhëhequr skuadrën e Spezias.
Por Motta nuk është i vetëm në këtë listë pasi një tjetër emër interesant është ai i Vincenzo Italiano, tekniku i Fiorentinës që dy sezonet e fundit ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme profesionale.