Njëri prej futbollistëve i cili pritet të largohet nga Paris Saint Germain gjatë kësaj vere është sulmuesi 29 vjeçar argjentinas, Mauro Icardi.
Mediat franceze bëjnë të ditur që ish ylli i Interit nuk i plotëson kriteret e PSG dhe tashmë do të kërkojë një fillim të ri pas përfundimit të këtij sezoni.
Në Paris sulmuesi argjentinas u transferua në verën e 2019 mirëpo nuk arriti që të tregonte më të mirën e tij edhe shkaku i dëmtimeve të shpeshta.
Në Francë bëjnë të ditur që destinacioni i tij i ardhshëm mund të jetë skuadra e Milanit.
Icardi ka shumë kohë që po përflitet që do të rikthehet në Itali mirëpo një transferim tek Rossonerët është hera e parë që e dëgjojmë, lajm ky që ka shkaktuar habi në futbollin italian.
Kjo do të ishte me të vërtetë një tradhti e madhe pasi më herët kujtojmë që kishte qenë pjesë e skuadrës së Interit.