Shkëlqeu në El Clasico: Araujo në radarët e gjiganti italian!

Skuadra e Barcelonës gjatë ndeshjes së mbrëmshme shkatërroi Real Madrid në Santiago Bernabeu me rezultat 0-4.

Padyshim që më meritori në këtë fitore ishte tekniku Xavi Hernandez i cili e ka shndërruar Barcelonën në skuadrën e frikshme të para disa viteve.

Por edhe në fushën e blertë kishte futbollistë që shkëlqyen dhe njëri ndër ta padyshim që ishte Ronald Araujo i cili edhe arriti të shënojë një gol të bukur me kokë në pjesën e parë për të çuar rezultatin në 0-2.

Siç bën të ditur Fichajes, interesimi për të po vjen e duke u rritur çdo ditë e më shumë.

Tashmë përveç Manchester United dhe Paris Saint Germain në garë ka hyrë edhe Juventusi e cila është shumë serioze sa i përket idesë për transferimin e uruguajanit.

Mbrojtësi po i afrohet vitit të fundit të kontratës mirëpo edhe pse akoma nuk ka rinovuar me katalanasit, largimi duket i vështirë që të ndodhë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here