Drejtori sportiv i skuadrës së Sassuolos, Carnevali ka bërë të ditur që njëri prej futbollistëve kryesorë të skuadrës pritet të përfundojë në rradhët e Juventusit.
‘Janë disa oferta nga Anglia por ai është një futbollist kyç për neve. Transferim tek Juventusi? Opsion i mundshëm. Do të ishim mëse të lumtur që të fillonim negociatat, pas transferimit të Locatellit!’ deklaroi Carnevali.
Fjala është për Giacomo Raspadorin, njëri prej emrave më premtues të futbollit italian.
22 vjeçari i talentuar është pjesë e Sassuolos dhe Carnevali do pranojë një largim në drejtim të Torinos në qoftë se Zonja e Vjetër do ofrojë 30 milionë euro.