Dybala do largohet nga Juve, brenda Italisë nuk është vetëm Interi në garë!

Gjatë ditës së djeshme u zyrtarizua edhe lajmi që Paulo Dybala nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Juventusit prej sezonit të ardhshëm.

Calciomercato ka bërë të ditur se në garë për argjentinasin nuk është vetëm Interi pasi tashmë interesim për të ka shfaqur edhe Milan.

La Yoya ka vendosur të largohet nga Continassa pasi ndihet i tradhtuar nga drejtuesit e Zonjës së Vjetër për shkak se nuk i rinovuan kontratën sipas kushteve të tij.

E përditshmja italiane raporton se Neroazzurët dhe Rossonerët tashmë kanë filluar kontaktet me agjentin e tij dhe po shpresojnë që të arrijnë një marrëveshje për transferimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here