Inter anashkalon Dybalan, në plan dy aksione të tjera!

Paulo Dybala pas përfundimit të këtij sezoni nuk do të jetë më pjesë e Juventusit por siç po rrjedhin ngjarjet ka shumë mundësi që nuk do të jetë as pjesë e Interit.

Duket se Beppe Marotta ka ndërruar mendje për argjentinasin dhe tashmë po bën gati një plan tjetër për të shuar nevojën për blerje të reja.

Fjala është për një rinovim të dyfishtë, që do të ishte edhe më kursimtar për financat e klubit por gjithashtu do të shuante menjëherë një problem për ndërhyrje në merkato.

Me paratë që do ti ofroheshin Dybalas Beppe Marotta po synon të rinovojë me Milan Skriniar, i cili do pranonte një kontratë të re për një pagë sezonale prej 5 milionë eurosh në sezon.

Emri i dytë është ai i Ivan Perisic i cili gjithashtu po kërkon një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here