Nga Tottenham tek Milan, një ofertë e bërë nga Rossonerët që pritet të marrë miratimin edhe nga Antonio Conte.
Vetëm 51 minuta në 6 ndeshjet e fundit të Premier League, kaq ka mjaftuar për të bindur Antonio Conten që ky futbollist nuk duhet të jetë më pjesë e skuadrës së tij.
Fjala është për Steven Bergwijn, anësorin holandez i cili gjithashtu është duke kërkuar të ndërrojë skuadër sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Milan po kërkon transferimin e tij ndoshta në periudhën më të errët të karierës së tij, shkaku i minutave të paktë që ka pasur tek gjiganti londinez.
Spurs e transferuan atë për një shifër prej 30 milionë eurosh ndërkohë që tani drejtuesit e kuqezinjëve e kanë vlerësuar atë rreth 23 milionë euro.
Mirëpo Milan duhet të ketë kujdes pasi Roma e Jose Mourinhos mund të bëj gati ndonjë surprizë të minutave të fundit në këtë duel.