Marco Verratti rikthehet në Itali!
Mesfushori italian, Marco Verratti është i gatshëm të largohet nga PSG pas dhjetë viteve në Parkun e Princave.
Pas eleminimit nga Champions League, 29 vjeçari dëshiro të ndryshojë skuadër dhe nga kjo situatë kërkojnë të përfitojë gjiganti italian.
Calcio Mercato, shkruan se Inter synon transferimin e Verrattit në merkaton e verës dhe se bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.
Neroaxurët e shohin Verrattin si super përforcim për vijën e mesfushës dhe janë të gatshëm të shpenzojnë 50 milionë euro për kartonin 29-vjeçarit.
Verratti ka luajtur 25 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 2 gola dhe 1 asistim, ndërsa kontrata me PSG i skadon në vitin 2024.