E bujshme: Broja transferohet në Serie A, por jo te Milani!

Italia prej vitesh është kthyer në një tokë të bekuar për Shqipërinë, në çdo aspekt, ndërsa së fundmi është kthyer në burimin kryesorë që furnizon ekipet përfaqësuese me lojtarë.

Në listën e fundit të publikuar nga Edy Reja, 10 nga 26 lojtarë vijnë nga Italia. Ky numër mund të rritet pasiqë një yll si Armando Broja po tërheq gjithnjë e më tëpër vëmendjen e gjigantëve të Serie A.

Pas zërave për interesimin e Milanit, tani edhe Napoli i është bashkuar garës për sulmuesin shqiptar.

Napoletanët e kanë piketuar Armando Brojën si zëvendësuesin ideal të Victor Osimhen.

Nigeriani pritet të largohet në verë, pasiqë klubet angleze janë të gatshme të ofrojnë 100 milionë euro për të.

Gazetari italian Alfredo Pedulla, shkruan se drejtuesit e Napolit kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e Chelsea, me napoletanët që kanë kërkuar informacione të detajuara për Brojën.

Broja ka kontratë me Blutë e Londrës deri në vitin 2026, ndërsa për kartonin e tij Napoli do të duhet të paguaj mbi 30 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here