E bujshme: Miralem Pjanic rikthehet në Serie A, por te rivalët e Juventusit!

Miralem Pjanic rikthehet në Itali!

Mesfushori i Barcelonës i huazuar tek Besiktas, Miralem Pjanic mund të rikthehet përsëri në Itali, shkruajnë mediat italiane.

Calcio Mercato, shkruan se agjenti shqiptar Fali Ramadani ia ka ofruar Interit kartonin e Pjanic.

Ramadani është edhe agjent i Handanovic dhe në bisedimet e zhvilluara për rinovimin e kontratës, agjenti shqiptar ia ka ofruar shërbimet e Pjanic Interit.

Neroaxurët nuk ia kanë mbyllur derën këtij operacioni, pasiqë Marotta e pëlqen shumë Pjanic dhe së shpejti pritet të zhvillohen bisedime të reja.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here