Romelu Lukaku mund të jetë tek Chelsea por mendja e tij duket se është akoma në Itali.
Është përsëri skuadra e Interit e cila po mendon për rikthimin e tij në Apenine, mirëpo kësaj po kërkon huazimin e tij për një sezon.
Chelsea verën e kaluar bleu shërbimet e sulmuesit belg për plot 115 milionë euro.
Megjithatë gjatë këtij sezoni ai nuk ka arritur formën e duhur dhe është kritikuar shumë në Stamford Bridge, duke bërë kështu edhe drejtuesit e skuadrës të mendojnë për largimin e tij.
Calciomercato raporton që Inter ka shfaqur përsëri interesim për blerjen e tij pasi nuk mund ta përballojë financiarisht blerjen e kartonit të tij.