Darwin Nunez mes dy skuadrave të mëdha italiane!

Benfica ka vendosur një çmim prej 60 milionë eurosh për sulmuesin e tyre ‘vrastar’ para portës, Darwin Nunez, në një periudhë ku gara për të po vjen e duke u bërë më e ashpër.

Përveç skuadrave angleze që kanë shfaqur interesim për blerjen e tij, tashmë edhe dy gjigantët e Italisë, Inter dhe Milan po garojnë për shërbimet e tij.

22 vjeçari uruguajan po shkëlqen këtë sezon ku në 33 ndeshje të zhvilluara me Benfican ka arritur të shënojë plot 26 gola.

Gazeta portugeze A Bola ka bërë të ditur se në mes të skuadrave me interesimin më të madh për të janë padyshim Milan dhe Inter të cilat kanë nevojë për një sulmues të kalibrit të tillë.

Shuma prej 60 milionë eurosh duket e lartë në këto momente për dy skuadrat nga Qyteti i Modës mirëpo gjatë verës mund të ketë shitje nga skuadrat që mund të krijojnë fonde të reja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here