Juventus parakalohet, Roma e Mourinhos triumfon në merkato!

Juventus po rrezikon seriozisht që të humbas një objektiv të rëndësishëm në merkato.

Roma ka hyrë në negociata dhe është gati për ti shkaktuar Juventusit një surprizë të hidhur që Biankonerët as që e kishin menduar deri më tani.

Zonja e Vjetër ka nevojë për emra të rinj në mbrojtje pasi Bonucci, Chiellini dhe Cuadrado priten të largohen në fund të këtij sezoni dhe përforcimet janë një nevoje emergjente.

Il Romanista bën të ditur se bëhet fjalë për talentin e skuadrës së Cagliarit, Raoul Bellanova, i cili po kërkohet tashmë edhe nga Giallorossët.

Presidenti i skuadrës sardiniane, Giulini, e vlerëson talentin e tij me një vlerë rreth 10 milionë euro, shumë kjo që mund të ofrohet nga të dy gjigantët e Serie A, fakt ky që e bën edhe më interesant garën për kartonin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here