Nuk do të pensionohet me Juventusin: Giorgio Chiellini firmosë kontratën e ‘ëndrrave’

Në fund të këtij sezoni, Giorgio Chiellini ka vendosur që të largohet nga Juventusi pas plot 17 vitesh qëndrim tek kjo skuadër.

Sky Sport Italy ka bërë të ditur që qendërmbrojtësi i Biankonerëve ka arritur një marrëveshje për tu transferuar në MLS gjatë kësaj vere.

Mediumi italian nuk e ka përmendur se për cilën skuadër bëhet fjalë por raportohet se 37 vjeçari është joshur nga oferta multimilionëshe që ka ardhur nga matanë oqeanit ku me këtë pagë pritet të jetë njëri prej më të paguarve në MLS.

Kapiteni legjendar ka hiç më pak se 556 ndeshje me Juventusin, duke e bërë kështu futbollistin e tretë me më së shumti paraqitje, vetëm Del Piero (705) dhe Buffon (685) kanë më shumë ndeshje se ai.

Ndërkohë që me kombëtaren italiane ka zhvilluar 116 ndeshje ku ka arritur të shënojë 8 gola dhe fitoi Europianin në 2021.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here