Pasi që ka luajtur në skuadra të mëdha si Real Madrid, James Rodriguez kërkon që të largohet nga Katari për tu rikthyer përsëri në Kontinentin e Vjetër dhe ka një mundësi të dyfishtë në Serie A.
Pas një sezoni të kaluar tek skuadra e Al Rayyan, kolumbiani tashmë dëshiron përsëri Europën dhe dy skuadrat italiane, Roma dhe Fiorentina janë të interesuara për shërbimet e mesfushorit sulmues.
I pari që kërkoi transferimin e tij është Jose Mourinho i cili dëshiron ta shohë atë me fanelën e Giallorossëve.
Ndërkohë që oferta e dytë vjen nga Fiorentina e Vincenzo Italianos, i cili ka ringjallur skuadrën nga Firenze.