Milan refuzon Sanches, portugezi transferohet tek rivalët e Rossonerëve!

Milan duket se ka ndërruar planet e merkatos pasi tashmë nuk e ka në plan transferimin e Renato Sanches nga Lille.

Milan tashmë mund ta shohë më me optimizëm garën për titullin në Serie A pas gabimit të mbrëmshëm të Interit që humbi 2-1 kundër Bolognas.

Mirëpo portugezi i Lille edhe pse padashje po bën gati një hakmarrje në drejtim të kuqezinjëve pasi një tjetër skuadër e madhe italiane është interesuar për shërbimet e tij.

Tuttosport ka bërë të ditur se e interesuar për portugezin është skuadra e Juventusit, me Massimiliano Allegrin që kërkon ta ketë atë nën urdhërat e tij.

Mirëpo Zonja e Vjetër duhet të ketë kujdes edhe nga Roma e Jose Mourinhos e cila do të tentojë ndonjë surprizë gjatë merkatos verore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here