Ferland Mendy te gjiganti italian!
Real Madridi është shpallur kampion në Spanjë katër xhiro para përfundimit të kampionatit.
Edhe përkundër sezonit të mirë në Santiago Bernabeu priten ndryshime të mëdha në skuadër gjatë verës.
Njëri nga lojtarët që nuk i ka përmbushur pritshmëritë është Ferland Mendy. Francezi u transferua te Reali në verën e vitit 2019 por nuk ka arritur të bind drejtuesit me paraqitjet e tij dhe Perez është i gatshëm ta nxjerr në shitje.
Nga kjo situatë synon të përfitojë Juventusi, pasiqë francezi pëlqehet shumë nga Biankonerët.
Mendy ka kontratë me Realin deri në vitin 2025 dhe për kartonin e tij Juventus do të duhet të ofrojë 50 milionë euro.