Anësori i Lazios ka filluar të gjejë vazhdimsinë nën urdhërat e Maurizio Sarrit mirëpo ky sezon me shumë mundësi do të jetë i fundit në Olimpico.
Lazzarin e njeh shumë mirë Simone Inzaghi i cili tashmë drejton Interin dhe i cili pritet të mbetet pa Denzel Dumfries, vendin e të cilit pritet ta zërë pikërisht ylli i Lazios.
Akoma nuk është mësuar se çfarë shumë do të ofrojnë Neroazzurët në drejtim të Lazios por Dumfries do të shitet për 40 milionë euro, gjë që e bën transferimin e Lazzaros një mision shumë të lehtë.
Beppe Marotta ka filluar lëvizjet e para për të bindur Claudio Lotiton që të lejojë largimin e ‘xhevahirit’ të tij.