Dybala tek Inter dhe Juventus ka gjetur menjëherë pasuesin e tij!

Paulo Dybala raportohet tashmë se ka arritur marrëveshjen me Interin dhe po pret vetëm përfundimin e këtij sezoni për të zyrtarizuar gjithçka.

Tuttosport me anë të një raporti ka bërë të ditur se Juventus tashmë është pajtuar me largimin e Dybalas dhe emri që do zërë vendin e tij pritet të vijë nga Chelsea dhe fjala është për Christian Pulisic.

Me një sezon për tu harruar tek Blutë e Londrës, babai i futbollistit që është edhe agjenti i tij është duke kërkuar një skuadër të re për djalin e tij.

Biankonerët janë gati ti ofrojnë atij mundësinë për një aventurë të re larg Londrës, ofertë e cila mund të pranohet nga amerikani me prejardhje kroate.

Kontrata aktuale e Pulisic me Chelsean skadon në vitin 2024.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here