Lajm bombastik nga Spanja, Barcelona synon yllin e Milanit nëpërmjet një super shkëmbimi.
Edhe pse kanë mbetur dy ndeshje deri në përfundim të kampionatit, Paolo Maldini dhe Ricky Massara po punojnë për skuadrën e sezonit të ardhshëm.
Objektivi kryesorë i Rosonerëve për merkaton e verës është përforcimi i vijës së sulmit dhe e përditshmja katalanase Sport, ka lëshuar një lajm bombastik.
Sipas Sport, Barcelona është e vetëdijshme për interesimin e Milanit për Memphis Depay dhe Blaugranët janë të gatshëm tia ofrojnë holandezin Rosonerëve në këmbim të Pierre Kalulu.
Barcelona është në kërkim të mbrojtësve për ta përforcuar vijën e mbrojtjes dhe e kanë piketuar Kalulun si përforcimin ideal.
Kalulu po shkëlqen te Milani këtë sezon dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.
Sipas Sport, Laporta është i gatshëm ta sakrifikoj Depay për Kalulun dhe tani mbetet të shihet vendimi i Milanit.