Paulo Dybala dhe Inter është një dyshe që asesi nuk po arrijnë të gjejnë marrëveshjen që do ta shihte argjentinasin me fanelën e zikaltërve.
Por skuadra e Inzaghit nuk duhet të ndjehet komode pasi një tjetër skuadër italiane ka filluar punën që ta bëj për vete yllin e Juventusit.
Fjala është për Romën, me Jose Mourinhon që është një fans i madh i lojës së Dybalas dhe tashmë Giallorossët raportohet se kanë filluar negociatat me agjentin e tij për një transferim të mundshëm këtë verë.
Corriere dello Sport bën të ditur se Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës transferimin e tij dhe Friedkin janë të gatshëm për sakrifica për të realizuar dëshirën e Special One.
Giallorossët janë të gatshëm të shesin Nicolo Zaniolon për ta sjellë në Olimpico anësorin argjentinas.