Angel Di Maria tashmë është shumë pranë transferimit në Serie A pasi edhe drejtuesit e PSG konfirmuan se ai do të largohet këtë verë nga skuadra si futbollist i lirë.
34 vjeçari është pjesë e skuadrës franceze nga vera e vitit 2015 kur nga Manchester United u transferua për 63 milionë euro.
Kontrata e tij skadon në 30 qershor dhe nuk do të ketë më bisedime për rinovimin e saj.
Me shumë mundësi anësori argjentinas karierën e tij do ta vazhdojë tek Juventus dhe do të jetë aventura e tij e fundit me skuadra të mëdha europiane.
Biankonerët kanë bërë gati ofertën në drejtim të tij ku i kanë ofruar një vit kontratë me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër verën e ardhshme.