Inter anashkalohet keq: Scamacca tek rivalët e Neroazzurëve!

Gianluca Scamacca ka qenë njëri prej objektivëve kryesorë të Interit gjatë këtij sezoni dhe tashmë pranë përfundimit të këtij sezoni situata është ndërlikuar për Neroazzurët.

Kjo për faktin se në garë ka hyrë edhe Napoli e cila ka tashmë planin konkret për ta bërë për vete sulmuesin e Sassuolos.

Vlera e tij është tejet e lartë, sillet diku tek 40 milionë eurot por napolitanët janë gati të ofrojnë shërbimet e Petagnas dhe para shtesë për të arritur çmimin e kërkuar.

Skuadra e De Laurentiis është e gatshme gjithashtu që ta ofrojë në formë huazimi edhe talentin e tyre, Alessandro Zanoli.

Situata po qartësohet çdo ditë e më shumë për Scamaccan, me Interin çdo ditë e më larg për të siguruar shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here