Oferta joshëse ka arritur, Rafael Leao largohet nga San Siro?
Milan dje arriti ta fitojë titullin në Serie A pas 11 viteve duke mposhtur Sassuolon në Mapei Stadium nën praninë e 20.000 tifozëve Rosoner.
Njëri nga lojtarët kyç te Milani këtë sezon ishte Rafael Leao, i cili u shpall edhe futbollisti më i mirë në Serie A për këtë sezon.
Leao e përfundoi sezonin me 14 gola të shënuar dhe 12 asistime në 42 ndeshje, ndërsa drejtuesit e Milanit i kanë vendosur një çmim prej 100 milionë eurove për skuadrat e interesuara.
E përditshmja spanjolle Marca, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke shkruar se Reali është përfshirë në garë për Leaon.
Sipas Marca-s, Reali është i gatshëm tia ofrojë Milanit 50 milionë euro dhe dyshen Asensio-Diaz.
Asensio është në shënjestrën e Milanit për një kohë të gjatë, mirëpo Rosonerët janë të gatshëm ta lënë të lirë Leaon të largohet vetëm nëse në adresë të klubit arrin oferta prej 100 milionë eurove.