Oferta stratosferike ka arritur, Rafael Leao largohet nga San Siro.
Rafael Leao është njëri nga sulmuesit më të përfolur muajt e fundit, pas paraqitjeve mbreslënëse me Milanin.
Leao ishte njeriu kyç në ndeshjet e fundit të Milanit me golat dhe asistimet e tij, por edhe u shpall si futbollisti i sezonit në Serie A.
Portugezi e përfundoi sezonin me 14 gola dhe 12 asistime në 42 ndeshje dhe tani gjigantët europian kanë filluar garën për të siguruar shërbimet e tij.
E përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Reali synon transferimin e Leaos dhe Perez është i gatshëm të ofrojë 120 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit.
Los Blancos kanë kthyer vëmendjen kah Leao, pas dështimit për ta transferuar Mbappen dhe nuk e kanë ndërmend të kursehen.
Gazzetta dello Sport, shkruan se Rosonerët janë të gatshëm ta lënë të lirë Leaon për 120 milionë euro dhe se bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.