Koulibaly largohet nga Napoli, por jo nga Serie A!
Qendërmbrojtësi i Napolit, Koulibaly, sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Armando Maradona këtë verë.
Senegalezit i skadon kontrata me Napolin vitin e ardhshëm dhe për De Laurentiis kjo është mundësia e fundit për të përfituar nga shitja e tij.
Interesim për Koulibalyn ka shfaqur Barcelona, por sipas raportimeve të fundit në garë është përfshirë edhe Juventusi.
Biankonerët janë në kërkim të përforcimeve për vijën e mbrojtjes dhe e kanë piketuar 30-vjeçarin si përforcimin ideal.
Calcio Mercato, shkruan se Juventus është i gatshëm t’ia ofrojë Napolit 35 milionë euro dhe se bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.