E bujshme: Milan transferon yllin e Napolit për 35 milionë euro

Maldini ka gati dhuratën e parë për Piolin!

Milan arriti ta fitojë Scudetton pas 11 viteve, por në San Siro priten ndryshime të mëdha gjatë merkatos së verës.

Nga skuadra do të largohet Franck Kessie dhe Alessio Romagnoli, ndërsa Maldini ka filluar të punojë për përforcimet e reja.

Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon transferimin e yllit të Napolit.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Napoletanëve, Kalidou Koulibaly, i cili është pranë largimit nga Armando Maradona, shkruan Calcio Mercato.

Interesim për Koulibalyn ka shfaqur Juventus dhe Barcelona, por Rosonerët janë të bindur se mund të arrijnë ta bindin senegalezin që ti bashkohet atyre.

Për kartonin e Koulibalyt, Milan është i gatshëm të ofrojë 35 milionë euro, shifër të cilën De Laurentiis nuk e ka ndërmend ta refuzoj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here