Nuk mbaron me Perisic: Dimarco largohet nga Interi për 30 milionë euro

Oferta joshëse ka arritur, Dimarco bën gati valixhet.

Federico Dimarco mund të largohet nga Interi këtë verë sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane.

Dimarco rrjedh nga akademia e Interit dhe këtë sezon bëri paraqitje mjaftë të mira me Neroaxurët, duke realizuar 2 gola dhe 5 asistime në 42 ndeshje të luajtura.

Falë paraqitjeve të mira, italiani ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian dhe sipas raportimeve të fundit Neroaxurët janë të gatshëm ta lënë të lirë, pasiqë oferta joshëse ka arritur.

Calcio Mercato, shkruan se Arsenali synon transferimin e Dimarcos gjatë merkatos së verës dhe Topçinjtë janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro për kartonin e italianit.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Dimarco sipas të gjitha gjasave këtë verë do të trasnferohet në Emirates.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here