Lajm senzacional nga Franca: Milik rikthehet në Serie A1

Aktualisht është pjesë e skuadrës së Marseille mirëpo Arkadiusz Milik ka plane të tjera gjatë kësaj vere.

Sulmuesi polak duket se nuk mundet me pa Serie A dhe po planifikon rikthimin në Apenine edhe atë tek njëra prej rivalëve të Napolit, ish skuadrës së tij.

Ish napolitani këtë sezon ka zhvilluar 37 ndeshje duke tundur rrjetën plot 20 herë dhe ka asistuar 2 herë të tjera për shokët e skuadrës.

Tashmë në ndjekje të polakut është vënë Juventusi i Massimiliano Allegrit, i cili po kërkon blerjen përfundimtare të kartonit të tij dhe nuk dëshiron huazim të tij.

Çmimi i Milik arrin shifrën e 15 milionë eurove ndërkohë që ai aktualisht paguhet 3.5 milionë euro në sezon, shumë kjo mëse e përballueshme nga Biankonerët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here