Marrëveshja është arritur: Real Madrid siguron goditjen e parë për merkaton verore!

Drejtuesit e Real Madrid janë shumë afër zyrtarizimit të goditjes së parë të madhe sa i përket kësaj merkatoje verore.

Fjala është për Antonio Rudiger të Chelseas, futbollist të cilin Florentino Perez kishte muaj që e kërkonte.

Testet mjekësore tashmë janë kryer disa javë më parë në Londër dhe tashmë po pritet vetëm ardhja në Madrid për të zyrtarizuar gjithçka, një blerje kjo që do gëzojë edhe teknikun e skuadrës, Carlo Ancelotti.

Ai pritet që të nënshkruajë me Real Madrid një kontratë deri në vitin 2026, pa ndonjë opsion për ta zgjatur më shumë kontratën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here