Oferta joshëse ka arritur, Lautaro drejt largimit nga Interi.
Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez është njëri nga lojtarët më të përfolur gjatë kësaj merkatoje.
Lautaro e përfundoi sezonin me 25 gola në 49 ndeshje të luajtura me Interi dhe zërat për largimin e tij nga Meazza sa vijnë e shtohen.
Inter do të duhet të sakrifikojë një yll për të rregulluar bilancin financiar dhe duket se ai është Lautaro ai që do të sakrifikohet nga drejtuesit e klubit.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se PSG synon transferimin e Lautaros këtë verë dhe se Parisienët kanë gati ofertën joshëse për Interin.
Lionel Messi e dëshiron Lautaron me çdo kusht në skuadër dhe PSG do t’ia ofrojë Interit 60 milionë euro dhe kartonin e Leandro Paredes.
Paredes është në shënjestrën e Interit për një kohë të gjatë dhe Neroaxurët sipas të gjitha gjasave do ta pranojnë ofertën e PSG, shkruan Calcio Mercato.