Nuk ka më spekulime, Kristjan Asllani ka arritur marrëveshjen më të madhe në karierën e tij.
Mesfushori shqiptar ka arritur dakordimin personal me skuadrën e Interit dhe tashmë të gjitha negociatat priten të zhvillohen në nivel klubesh.
Empoli është e vetëdijshme për dëshirën e talentit të tyre për tu larguar dhe po kërkon që të sigurojë një shumë të konsiderueshme parash nga kartoni i tij.
Përveç Asllanit, Neroazzurët kanë arritur marrëveshjen edhe për trasnferimin e Bellanovas ndërkohë që objektivi kryesor i skuadrës mbetet mbrojtësi i Torinos, Gleison Bremer.