Bombë: Kalvin Phillips transferohet te gjiganti italian!

Kalvin Phillips transferohet në Serie A!

Mesfushori i Leeds United, Kalvin Phillips pritet të largohet nga Elland Road këtë verë, pas paraqitjeve të mira sezonin e kaluar.

Phillips ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian me paraqitjet e tij dhe sipas raportimeve të fundit 25-vjeçari mund ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Calcio Mercato, shkruan se Juventus synon transferimin e anglezit gjatë kësaj vere.

Biankonerët janë në kërkim të përforcimeve për vijën e mesfushës dhe Allegri ka dhënë dritën jeshile për transferimin e Phillips.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa për kartonin e Phillips Juventus do të duhet të ofrojë më së paku 40 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here