PSG ‘paketon’ përforcimin e parë të verës: Arrin ylli i Serie A!

Paris Saint Germain po kërkon që këtë verë të përforcojë edhe repartin e mbrojtjes duke realizuar një transferim të madh.

Objektivi primar i skuadrës pariziene është Milan Skriniar dhe siç raporton TuttoMercato, ky transferim do të kryhet së shpejti. Mbrojtësi sllovak do ta lërë Interin për një transferim në kryeqytetin francez përplot 50 milionë euro.

Ai do të nënshkruajë një kontratë 4 vjeçare ku do të paguhet plot 7 milionë euro në sezon.

Aktualisht ai tek Neroazzurët paguhet 3 milionë për sezon ndërkohë që me kontratën e re do të përfitojë më shumë se dyfishi i asaj që fiton aktualisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here