Oferta stratosferike ka arritur: Barella largohet nga Interi për 80 milionë euro

Inter po merret me një merkato shumë të komplikuar, me domosdoshmërinë për ta mbyllur sesionin me të paktën 60 milionë euro plus në bilanc.

Zikaltrit tashmë janë gati prej kohësh për të konkretizuar disa operacione për  të përforcuar ekipin, me Paulo Dybala dhe Romelu Lukaku në krye të listës për të formuar treshen e ëndrrave me Lautaro Martinez.

Por nën kampionët e Italisë duhet të mendojnë edhe për shitur në mënyrë që të rregullojnë bilancin. Dhe në këtë këndvështrim një nga yjet që pritet të sakrifikohet është Milan Skriniar, i cili ka përfunduar në shëjestërn e PSG-së dhe Chelsea-t.

Jo vetëm, sepse klubet e mëdha të Europës interesohen edhe për disa futbollistë të tjerë të zikaltërve. Një nga këta është Nicolo Barella.

Mesfushori italian pëlqehet shumë nga Jurgen Klopp, i cili e ka shprehur vlerësimin e tij për lojtarin disa muaj më parë. Një pëlqim që mund të transformohet në një negociatë të vërtetë me Inter-in.

Liverpool-i, në fakt, ka një buxhet prej 200 milionë eurosh për të shpenzuar në merkato. Edhe pas blejres milionere të Darwin Nunez, sipas ‘InterLive’, Të Kuqtë mund të hidhen në sulm edhe për Barella-n.

Zikaltrit kërkojnë një shifër të përafërt me 80-90 milionë euro për mesfushorin dhe, duke parë thesarin që ka në dispozicion, shuma nuk do të ishte një problem për Liverpool-in.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here