Lajm bombastik nga Italia: Cristiano Ronaldo rikthehet në Serie A!

Cristiano Ronaldo eshte i lumtur te Manchester United por nuk perjashtohet qe ashtu si ndodhi veren e tij te fundit me Juventusin te vije nje tjeter largim dhe aventure e re per portugezin…

Dhe ku?! Disa opsione, por i fundit eshte ne Serie A, nje rikthim… Lajmi eshte i bujshem: Roma do të përpiqet të tërheqë Cristiano Ronaldon. Një lajm i rilançuar nga Leggo dhe që pak ditë më parë filloi të përhapet në kryeqytet.

Sipas revistës së njohur, asi portugez do të ishte jashtë planeve të Ten Hag dhe nuk do të dilte asnjë top klub për të. Në gjurmët e tij do të ishte vetëm Sportingu i Lisbonës, i cili do t’i ofronte një kthim në shtëpi, si dhe mundësinë për të luajtur në Champions League.

Vështirësitë, në mënyrë të pashmangshme, nuk mungojnë. Dhe mbi të gjitha kanë të bëjnë me maksi-rrogen e CR7, që kap vlerën e 23 milionë eurove. Prandaj, për ta bërë marrëveshjen më të qëndrueshme, do të duhej të gjendej akordi deri më 30 qershor.

E gjitha kjo për të përfituar nga avantazhet e Dekretit të Rritjes, i cili do t’i lejonte ish-futbollistit te Juventusit të paguante vetëm 100 mijë euro për të ardhurat nga aktivitetet jashtë vendit sa i perket taksave.

Cristiano – lexojmë – do të ishte dëshmia ideale në Katar dhe forca shtytëse për fazën 2 të projektit Friedkin. Jose Mourinho do te ishte shume i lumtur dhe do te kishte kete superdhurate nga pronaret e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here