Milan apo Juventus? – Asensio ka zgjedhur klubin e ri…

Marco Asensio mund të jetë një nga mundësitë e arta të merkatos së verës.

Ylli Real Madrid duket se do të largohet nga Bernabeu dhe është në kërkim të një klubi të ri, që duket se e ka zgjedhur.

Dy nga skuadrat më të interesuara për lojtarin në vitet e fundit kanë qenë Milan-i dhe Juventus-i. Vendimi i spanjollit për t’u larguar nga Madridi duket i pakthyeshëm tashmë dhe gara për të është e fortë.

Përveç italianeve, për Asensio-n interesohet edhe Liverpool-i, por vetë lojtari duket se ka një preferencë të qartë. Sipas spanjolles Sport, fantazisti preferon të transferohet te kuqezinjtë.

Në fakt, ai duket se ka frikë se mund të mos ketë shumë hapësira te Liverpool-i i Klopp, ndërsa në Milano do të ishte një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Pioli-t.

Në këtë pikë të karrierës së tij, Marco Asensio do t’i japë përparësi një skuadre që i garanton të jetë në qendër të projektit dhe Milan-i do të ishte vendi ideal në këtë aspekt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here