Duket se Maurizio Sarri nuk do të qëndrojë edhe për shumë gjatë pa punë.
Gattuso është duke kaluar një situatë mjaft të vështirë tek Napoli dhe kjo e fundit nuk po e përjashton mundësinë që të rikthejë në stol ish trajnerin e saj, Maurizio Sarrin.
Është gazetari Maurizio Pistocchi i cili ka zbuluar këtë fakt tronditës duke marrë parasysh faktin që largimi i Gattusos as që mendohej të ndodhte kaq shpejt nga kjo skuadër.
Skuadra që jemi mësuar të shohim nën udhëheqjen e Sarrit tashmë po duket se ka qenë shumë vite më parë dhe mënyra e vetme për ta rikthyer atë formë duket rikthimi i tij në stolin e skuadrës nga jugu i Italisë.