As Milan e as Inter, ja skuadra e ardhshme e Gomez!

Duket se gara për Papu Gomez të Atalantas nuk do të jetë vetëm mes Milani dhe Interit pasi tashmë për të interesim ka ardhur edhe nga një skuadër e madhe spanjolle.

Siç raporton Todofichajes, tashmë përveç dy gjigantëve nga Milano në garë për të ka hyrë edhe skuadra e Sevillas e cila po konsideron seriozisht mundësinë e transferimit të tij.

Argjentinasi është një prej futbollistëve që ka spikatur më së shumti dy sezonet e fundit në Itali dhe tashmë skuadra andaluziane është e gatshme që të bëj gati një ofertë që do të bënte atë të transferohej në La Liga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here