Juventus duhet të përfundojë çështjen e shitjes së Matthijs de Ligt me Chelsean që tashmë nuk është favoritja absolute për të siguruar shërbimet e tij.
Holandezi i ka thenë jo rinovimit dhe tashmë interesimi për të ka filluar të rritet me Liverpool që po bën gati një ofertë që vështirë mund të refuzohet nga Biankonerët.
The Reds janë të gatshëm të ofrojnë shërbimet e dy yjeve të skuadrës për qendërmbrojtësin e Zonjës së Vjetër.
Liverpool do të sakrifikojnë Roberto Firminhon dhe Naby Keita, emra këta për Juventusin do të jenë përforcime tejet të rëndësishme.
Problemi i vetëm mbetet që Juventus po kërkon para nga shitja e tij dhe Liverpool nuk po i ofron një gjë të tillë.