As te Juventus dhe as te Roma: Ronaldo transferohet tek një tjetër gjigant italian!

Lajm bombastik nga Anglia, Cristiano Ronaldo rikthehet në Itali!

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo është pranë largimit nga Manchester United, shkruajnë mediat britanike.

Ronaldo nuk bën pjesë në planet e Erik Ten Hag dhe dëshiron largimin nga Old Trafford këtë verë.

Portugezi është i lidhur me një rikthim në Serie A dhe e përditshmja angleze The Athletic, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se një tjetër gjigant italian është përfshirë në garë për Ronaldon.

The Athletic, shkruan se në garë për Ronaldon është futur Napoli dhe se portugezi është i joshur për tu transferuar në Armando Maradona Stadium, pasiqë Napoletanët do të luajnë në Champions League sezonin e ardhshëm, për dallim nga Roma.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here