Oferta stratosferike ka arritur, Fikayo Tomori largohet nga San Siro.
Që nga transferimi i tij te Milani, Fikayo Tomori ka impresionuar të gjithë me paraqitjet e tij.
Milan e bleu kartonin e Tomorit verën e kaluar nga Chelsea për 28 milionë euro dhe anglezi arriti të shpallet kampion në Serie A me Rosonerët.
Mediat angleze, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Manchester United synon transferimin e Tomorit gjatë këtij afati kalimtar.
Djajtë e Kuq janë në kërkim të një qendërmbrojtësi cilësor dhe e kanë piketuar Tomorin si goditjen e duhur.
Manchester United është i gatshëm të ofrojë 60 milionë euro dhe 10 milionë euro të tjera në formë të bonuseve për Tomorin. Mbetet ta shohim nëse Milan do ta pranojë ofertën e Djajve të Kuq.