Skuadër e frikshme: Ja formacioni i Milanit për sezonin 2022/23 (FOTO)

Milani i madh po kthehet!

Milan arriti ta fitojë Scudetton pas 11 viteve dhe klubi tani ka kaluar nën pronësinë e RedBird Capital.

Euforia në Casa Milan është e madhe dhe Rosonerët synojnë rikthimin në majat e futbollit europian.

Milan pritet të bëjë disa goditje në merkaton e verës duke krijuar një skuadër që do të jetë konkurente edhe në Champions League.

Në mbrojtje Rosonerët nuk do të bëjnë goditje të madhe siç pritej dhe startues do të jenë Tomori, Kalulu, Calabria dhe Theo.

Sa i përket vijës së mesfushës Milan do të transferojë super dyshen Sanches-De Ketelaere, operacion ky i vlefshëm 40 milionë euro.

Mesfusha do të jetë pika më e fortë e Rosonerëve me Bennacer, Sanches, Bennacer, Tonali, Ketelaere.

Në sulm Milan ka siguruar transferimin e Origit, ndërsa Ziyech është futbollisti i rradhës që pritet t’i bashkohet Rosonerëve së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here