Sipas raportimeve të bëra nga football.london, Antonio Conte është i vendosur për ndryshime të mëdha tek skuadra e Tottenham ku priten disa largime këtë verë.
Njëri ndër emrat e parë që pritet të largohet është ai i Sergio Reguilon, një mbrojtës krahu tepër i shkathët por që nuk pëlqehet shumë nga Antonio Conte.
Edhe pse me një kontratë deri në vitin 2025, spanjolli nuk pritet të jetë pjesë e skuadrës londineze dhe e ardhmja e tij mendohet se do jetë në Apenine tek skuadra e Juventusit.
Biankonerët kanë problemin e krahut të djathtë të mbrojtjes pasi mosha e Juan Cuadrados detyron ata të sigurojnë një tjetër emër për këtë krah të mbrojtjes.
Ende nuk dihet shuma e parave që do ti ofrojë Zonja e Vjetër por nuk përjashtohet mundësia e një shkëmbimi mes tij dhe mbrojtësit kolumbian.