Barcelona dhe Juventus janë gati që të arrijnë mes vete një marrëveshje shkëmbimi që pak kush e kishte menduar.
Calciomercato bën të ditur se bëhet fjalë për një shkëmbim në mes të Memphis Depay dhe Danilos. Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë pasi Dani Alvesit i skadoi kontrata në fund të sezonit që lamë pas.
Objektivi kryesor i katalanasve është Cezar Azpilicueta mirëpo për të arritur deri tek ai duhet të ofrojnë një shumë të majme.
Kështu që tashmë objektivi më i pranuar nga katalanasit mbetet ai i ish yllit të Real Madrid, Danilo. Braziliani deri më tani ka zhvilluar 109 ndeshje me Biankonerët ku ka treguar shkathtësinë e tij dhe talentin.
Barcelona raportohet se është e gatshme të falë shërbimet e Depay për ta bërë për vete brazilianin.