Mourinho ‘pa frena’: Roma do transferojë dy yjet e Serie A!

Jose Mourinho është duke kërkuar akoma emra të rinj në mënyrë që skuadra e tij të jetë në gjendje që të luftojë për tituj në sezonin e ardhshëm.

Pasi kanë siguruar shërbimet e Nemanja Matic dhe Mile Silvar, Giallorossët janë gati që këtë javë të sigurojnë dy emra të rinj.

Calciomercato bën të ditur se Roma ka kontaktuar me Atalantan për të pyetur rreth dy futbollistëve të tyre që mund të shiten gjatë kësaj vere.

Jose Mourinho pëlqen jashtëzakonisht shumë mesfushorin kroat Mario Pasalic dhe dëshiron ta ketë nën urdhërat e tij prej sezonit të ardhshëm. 27 vjeçari ka pasur një sezon fantastik në Bergamo ku në 48 ndeshje ka arritur të shënojë 14 gola.

Përveç kroatit Mourinhio pëlqen shumë edhe sulmuesin e zikaltërve, Luis Muriel i cili është duke u përfolur shumë që do të largohet këtë verë nga Bergamo.

Për këta të dy Roma është e gatshme të ofrojë 25 milionë euro dhe shërbimet e Stephen El Shaarawy dhe Carlos Perez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here