Luis Alberto nuk do të jetë pjesë e Lazios për sezonin e ardhshëm dhe ditët e fundit e ‘cimentuan’ një lajm të tillë. Interi dhe Juventus janë në garë për të por tashmë duket se fituesi do të jetë një akter i tretë.
Fjala është për Napolin e cila ka hyrë fuqishëm në këtë garë dhe është gati që të plotësojë kërkesat e Claudio Lotitos për ta lënë spanjollin të lirë të largohet.
Klubi roman po kërkon rreth 28 milionë euro për spanjollin dhe De Laurentiis ka shfaqur gatishmërinë për të ofruar një shifër të tillë.
Edhe Sevilla ka shfaqur interesim për kartonin e tij por dëshira e futbollistit duket se është të qëndrojë edhe për disa sezone të tjera në Serie A.