Arrihet marrëveshje: Giorginio Wijnaldum tek gjiganti i Serie A!

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, Giorginio Wijnaldum ka arritur marrëveshjen për tu larguar nga Paris Saint Germain dhe e ardhmja e tij do të jetë në Apenine.

Është Roma e Jose Mourinhos e cila me holandezin do të sigurojë përforcimin e pestë në këtë merkato verore. Gjiganti francez është i gatshëm ta dërgojë atë në huazim duke i paguar edhe gjysmën e pagës.

Jose Mourinho është duke ndërtuar një super skuadër e cila pritet ti hapë shumë probleme favoriteve të Serie A-së.

Wijnaldum do të jetë përforcimi i pestë i Ujqërve pas transferimeve të Nemanja Matic, Milet Svilar, Zeki Celik dhe Gonzalo Villar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here